Katar 2022: Play Off-i rezervon supersfida, ndahen kokat e grupeve në Afrikë

Ka përfunduar raundi i dytë kualifikues për Kupën e Botës, Katar 2022, për zonën e Afrikës, ku janë përcaktuar 10 skuadrat që do të luajnë në Play Off, për të siguruar një biletë në fazën finale të turneut.

Kontinenti afrikan çon 5 skuadra në fazën finale të Kupës së Botës dhe 10 skuadrat që fituan grupet respektive kualifikuese, do të luajnë edhe një përballje të dyfishtë në Play Off, për të siguruar një biletë në Katar 2022.

Sot janë përcaktuar 5 kokat e grupeve, që janë Senegali, Maroku, Tunizia, Algjeria dhe Nigeria, ndërsa në vazon tjetër do të jenë Egjipti, Kameruni, Gana, Mali dhe Kongo. Shorti i Play Off-it do të hidhet në 18 dhjetor. / Oversport.tv