Katar 2022, Play Off: Skocia dhe Ukraina synojnë një vend në finalen e Kardifit

Skocia dhe Ukraina do të përballen me njëra-tjetrën sot në orën 20:45 në “Hampden Park” në gjysmëfinalen e Play Off-it të Kupës së Botës, Katar 2022.

Fituesi i kësaj sfide do të sfidojë të dielën Uellsin në Kardif, në një sfidë që vlen një vend në fazën finale të Kupës së Botës.

Skocezët synojnë që të kualifikon në Botëror pas 24 vitesh, ndërsa Ukraina, që ka kryer një fazë përgatitore në Slloveni gjatë kësaj periudhe për shkak të luftës, kërkon një vend në Katar 2022. / Oversport.tv

Foto: Uefa.com