Kategoria e Dytë/ Elbasani mposht Luftëtarin, Pogradeci bën detyrën ndaj Devollit

Janë luajtur 6 sfidat e Grupit B në Kategorinë e Dytë ku skuadrat pretendente nuk kanë bërë hapa fals. Elbasani mposht në Gjirokastër Luftëtarin me rezultatin e pastër 3-0 duke vazhduar luftën për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër bien ndjeshëm kuotat për Luftëtarin që pëson humbjen e dytë radhazi.

Lufta për një vend në Kategorinë e Parë duket se do të jetë vetëm mes Elbasanit dhe Pogradecit. Edhe këta të fundit kanë fituar në transfertë përballë Devollit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sfida që prodhoi më shumë gola në Kategorinë e Dytë është Tepelena-Maliqi që përfundoi me fitoren 6-2 për miqtë. Ka triumfuar gjithashtu edhe Labëria 1-0 ndaj Delvinës.

Në ndeshje të tjera , Butrinti mposhti në transfertë Shkumbinin në shifrat 2-0, ndërsa Albpetroli triumfoi përballë Memaliajt 2-1. /oversport.tv