Kategoria e Dytë Grupi B/ Ndalet Pogradeci, Elbasani shkëputet i vetëm në krye

Janë luajtur 6 takime në Grupin B të Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 15-të. Elbasani ka dhuruar spektakël në transfertë duke triumfuar me shifrat e thella 6-1 ndaj vendasve të Maliqit.

Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në krye të tabelës së Grupit B me 2 pikë më shumë se Pogradeci. Këta të fundit janë ndalur në barazim pa gola në transfertë ndaj Delvinës.

Butrinti ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë Luftëtarit. Tepelena ka arritur të triumfojë në transfertë në derbin ndaj Memaliaj me rezultatin bindës 4-1.

Labëria është ndalur në barazim në trasfertë ndaj Albpetrolit me shifrat 2-2 dhe tashmë gjenden në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen tjetër, Shkumbini ka fituar në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 përballë Devollit. /oversport.tv

 

MALIQI-AF ELBASANI 1-6

DELVINA-POGRADECI 0-0

MEMALIAJ-TEPELENA 1-4

ALBPETROLI-LABËRIA 2-2

BUTRINTI – AF LUFTËTARI 2-1

SHKUMBINI-DEVOLLI 1-0