Sopoti fiton dhe ndan kreun me Naftëtarin, Shënkolli ngec me vendin e fundit

Kategoria e Dytë ka çelur sot javën e gjashtë me tre ndeshje të Grupit A të luajtura në orën 14:00. Sopoti triumfon në shtëpi përballë Murlanit me rezultatin minimal 1-0.

Me këtë fitore vendasit shkojnë në kuotën e 13 pikëve dhe ndajnë vendin e parë me Naftëtarin. Këta të fundit ngecën në transfertë përballë Ilirisë ku nuk morën me shumë se një barazim me shifrat 1-1.

Shënkolli befasohet në transfertë kundër Adës së vendit të fundit në një ndeshje që përfundoi në barazim me shifrat 2-2. Vendasit arritën të dalin dy herë në avantazh por Shënkolli arriti t’i barazonte dy herë. /oversport.tv

ILIRIA – NAFTËTARI 1-1

ADA – SHËNKOLLI 2-2

SOPOTI – MURLANI 1-0