Kategoria e Parë/ Flamurtari përballet në derbi me Orikun për javën e 21-të

Kategoria e Parë do të vazhdojë edhe ditën e sotme duke luajtur një takim të vlefshëm për javën e 21-të. Flamurtari do të udhëtojë në transfertë për të luajtur derbin me Orikun në orën 15:00, sfidë që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Vlonjatët vijnë në këtë takim pas një humbjeje me polemika ndaj Dinamos në shtëpi. Një penallti pranë fundit e akorduar për ekipin kryeqytetas e cila u shëndrrua në gol, i vështirëson rrugën për ngjitjen në Superiore Flamurtarit.

Skuadra e Longos do të bëjë gjithçka për pikët që janë në lojë dhe këtë do ta nisë sot në ndeshjen ndaj Orikut në orën 15:00. Ekipi nga Orikumi gjenden në zonën e ftohtë të Kategorisë së Parë me 4 pikë larg fundit të tabelës. /oversport.tv