Kategoria e Parë: Java e 13-të mbyllet me Korabi-Shkumbini

Sot mbyllet java e 13-të e Kategorisë së Parë me ndeshjen e fundit që do të luhet në Peshkopi. Korabi do të gjejë përballë ekipin e Shkumbinit në një ndeshje me objektiva të përafërt. Ndeshja do të luhet në orën 13:30.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Korabi i vendit të tretë kërkon ta blindojë atë vend dhe një fitore sot do t’i jepte më shumë avantazh nga ekipet e tjera për fazën “play off”. Gjithashtu, tek Korabi kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe të konfirmojë veten si një kandidat pretendent duke parë se në ndeshjen e fundit pësuan një disfatë 3-2 në Fier.

Nga ana tjetër Shkumbini ndodhet në vendin e 7 dhe vjen nga një barazim 1-1 kundër Pogradecit. Peqinasit janë në kuotën e 18 pikëve, dhe një fitore sot do t’i çonte ata drejt vendit të katërt me 1 pikë më pak se Korabi. Kështu, lufta në një sfidë me të tilla objektiva është e sigurt. /oversport.tv