Kategoria e Parë: Korabi-Erzeni finale, Butrinti e Besa opsion vetëm fitoren

Tre ndeshje të tjera në Kategorinë e Parë ditën e sotme. Sytë janë në Peshkopi, aty ku Korabi do tentojë të mundë Erzenin e vendit të dytë dhe ta çojë diferencën në 4 pikë, për të shpresuar t’i marrë vendin në shtatë javët e mbetura të kampionatit.

Ky duel do të luhet në orën 14:00, ashtu sikurse edhe ndeshjet e tjera. Butrinti do kërkojë të largohet nga zona e ftohtë dhe i ka të gjitha mundësitë, pasi sot përballet në shtëpi me Maliqin e vendit të fundit.

Besa ka shansin që të rritë shanset për një vend në gjashtëshen e parë dhe për këtë duhet të mundë skuadrën e Shkumbinit, që ka marrë rrugën për në Kategorisë e Dytë.

Kategoria e Parë – JAVA 23
E diel, më 13 mars, ora 14:00

Butrinti-Maliqi
Korabi-Erzeni
Besa-Shkumbini

/ oversport.tv