Kategoria e Parë në dy ditë: Spikat Erzeni-Korabi, Bylisin e sfidon Vora

Kategoria e Parë vijon marshimin dhe këtë herë do të luhet në dy ditë, prej orës 14:00. Java e tetë nis me duelin mes Maliqit dhe Butrintit, nesër, ndërsa të dielën spikat mbi të gjitha Erzeni-Korabi.

Shijakasit synojnë vetëm fitoren ndaj dibranëve, për të qenë pas Bylisit ekipi i dytë favorit për t’u rikthyer në Abissnet Superiore. Ballshiotët e vendit të parë luajnë në transfertë kundër Vorës dhe nuk besohet të kenë probleme.

Duel i vështirë për Tomorin që është në vendet e sipërme të tabelës, pasi do të luajë në transfertë kundër Tërbunit.

Apolonia-Besëlidhja është një tjetër sfidë interesante e kësaj jave, sikurse edhe Shkumbini-Besa, Lushnja-Turbina dhe Burreli-Pogradeci. / oversport.tv