Kategoria e Parë sjell një supersfidë në Oversport dhe Tibo, Dinamo-Skënderbeu mbyll javën e 15-të

Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet me një supersfidë, përballjen Dinamo-Skënderbeu, që do të luhet sot në orën 13:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Dy skuadrat që pretendojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar dhe që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë këtë sezon, do të masin forcat në një sfidë, rezultati i së cilës mund të jetë vendimtar në garën për titullin kampion.

Dinamo kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 30 pikë dhe nëse arrin që të mposhtë rivalët e Skënderbeut në këtë përballje direkte, do të shkëputej akoma më shumë në krye dhe do të hidhte një hap të madh drejt Superiores.

Një sukses i miqve nga Korça do të ngjiste Skënderbeun në vendin e dytë, vetëm një pikë larg dinamovitëve, duke rihapur kështu garën për titullin kampion. Përballen dy skuadra që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar, në një sfidë me arë Superioreje, prandaj spektakli në Oversport dhe Tibo është i garantuar. / Oversport.tv