Kategoria e Parë sot në fushë: Bylisi transfertë në Burrel, ja përballjet

Rikthehet Kategoria e Parë me ndeshjet e javës së gjashtë. Të gjitha ndeshjet luhen sit prej orës 14:00. Bylisi i vendit të parë ka një transfertë delikate ndaj Burrelit në stadiumin “Liri Ballabani”.

Ndjekësit më të afërt, Shkumbini dhe Korabi, luajnë në shtëpi. Peqinasit presin Tomorin e drejtuar nga Klevis Dalipi dhe parashikohet një duel interesant.

Dibranët ndërkohë duhet të likuidojnë Turbinën në Peshkopi. Apolonia dhe Lushnja janë të dënuara për të fituar në sfidat kundër Butrintit e Besëlidhjes.

Maliqi-Tërbuni, Erzeni-Pogradeci dhe Vora-Besa kompletojnë çiftet e javës së gjashtë në Kategorinë e Parë. / oversport.tv