Rikthehen në fushën e blertë në fundjavë skuadrat e Kategorisë se Parë që do të zhvillojnë ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit. Kjo javë do të jetë e ndarë në 4 ditë dhe 2 nga sfidat më të rëndësishme të turneut do të transmetohen live në Oversport dhe Tibo.
Kryesuesit e Skënderbeut do të zbresin në fushë të premten e 31 marsit në orën 15:00 për tu përballur me Apoloninë, në një sfidë që premton spektakël.
Të shtunën do të luhen 4 takime të tjera të Kategorisë së Parë (të gjitha në orën 15:00), ku spikat përballja e “Roza Haxhiut” mes Lushnjës dhe Besës.
Të dielën luhet derbi vlonjat mes Orikut dhe Flamurtarit, ndeshje që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo. Java e 21-të do të mbyllet të hënën me superndeshjen Dinamo-Korabi, që gjithashtu do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv