Leicester ka regjistruar fitoren e parë në Europa League kundër Spartak Moskow. “Dhelprat” fituan në fushën e vështirë ruse me rezultatin 4-3, edhe falë magjisë së Daka që shënoi katër gola.
Leicester e gjeti veten në disavantazh që në minutat e para të takimit pasi goditja e Sobolev shkoi në rrjetë edhe falë devijimin të lojtarëve kundërshtarë. Më pas ishte Larsson që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për të dyfishuar rezultatin, duke i çuar shifrat në 2-0.
Vetëm pak minuta më vonë, në fundin e pjesës së parë, Daka lexoi mjaft mirë një pasim të Iheanacho dhe i vetëm me portierin nuk mund të falte. Kështu, edhe rezultati i pjesës së parë u mbyll në shifrat 2-1 për vendasit.
Në pjesën e dytë, talenti 23-vjeçar Daka tregoi një tjetër dimension. Ai e barazoi rezultatin që në fillimin e pjesës së dytë, ku shfrytëzoi përsëri një pasim nga Iheanacho dhe e çoi rezultatin në 2-2. Avantazhi erdhi pak minuta më vonë ku Daka shënoi edhe golin që i siguroi mundësinë për të marrë topin në shtëpi. Për të plotësuar pokerin, Daka shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë dhe i vetëm përball portierit kurorëzoi mbrëmjen e tij magjike.
Megjithatë, ekipi rus e ngushtoi diferencën me Sobolev që rihapi takimin pak minuta nga përfundimi i ndeshjes. Por pavarësisht përpjekjeve, asnjë ekip nuk arriti më ti lëvizte rrjetat duke e mbyllur takimin me rezultatin 4-3.
EUROPA LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
SPARTAK MOSCOW 3-4 LEICESTER
Shënues: Sobolev 11’ 86’, Larsson 44’/ Daka 45+1’, 48’, 54’ 79’