Keane sulmon ashpër United: Lojtarët u dorëzuan, turp të kenë

Roy Keane ka sulmuar hapur Manchester United për paraqitjen e turpshme në derbin përballë rivalëve të Manchester City këtë pasdite.

“Djajtë e kuq” u mundën 4-1 në “Etihad” dhe si pasojë e kësaj disfate kanë zbritur poshtë 4 vendeve të para në renditjen e Premier League.

Duke pranuar se City është një skuadër shumë e fortë, Keane ka theksuar se United i mungoi dëshira për të luftuar.

“I fal gabimet, por duhet të luftosh. Ka lojtarë në skuadër, 5 apo + që nuk duhet të luajnë më kurrë për United. Ishte e turpshme. E fal mungesën e cilësisë në pjesën e dytë, pasi City është një skuadër e shkëlqyer. Ata janë një skuadër fantastike që ka 3-4 vite që dominon, prandaj janë kampionë.

Si luajti United në derbi? Zëvendësuesit që futen dhe ti shpreson që do të ndikojnë në ndeshje, janë të papërgatitur. Luajtën burra kundër djemve. Lojtarët e United u dorëzuan. Turp të kenë”, ka thënë mes të tjerash legjenda e Manchester United. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Facebook