Erling Haaland do të marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij javës tjetër. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë drejtori sporti i Borussia Dormtund, Sebastian Kehl. Ai foli për mikrofonat e SPORT1, ku zbuloi gjithçka për mediat.
“Mendoj se javës tjetër do të qartësohet gjithçka”, u shpreh Kehl që nga ana tjetër po negocion edhe me zëvendësuesin e Haaland. Ky i fundit pritet të transferohet gjatë verës në Premier League ku do t’i bashkohet Manchester Cityt të Pep Guardiolës.
Nga ana tjetër Kehl zbuloi edhe lojtarin që pritet të zëvendësojë sulmuesin nga Norvegjia. “Do të shfrytëzojmë gjithashtu edhe rastin për të bërë progres në negociatat që kemi me Salzburgun për Adeyemi”, vazhdoi Kehl për SPORT1. /oversport.tv
Foto: Borussia Dortmund, Facebook