Këputi ligamentin, sulmuesi i Kastriotit operohet me sukses

Joan Çela, sulmuesi i Kastriotit, u dëmtua në ndeshjen kundër Teutës dhe ditën e sotme është operuar në gju.

I riu ka këputur ligamentin dhe me shumë mundësi e ka mbyllur këtë sezon, pasi do të qëndrojë te paktën 6 muaj jashtë fushave të blerta.

Ditën e sotme ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është operuar me sukses. Fillimisht ai duhet të pushojë dhe të nisë me terapinë riaftësuese, para se të nisë vrapimet dhe stërvitjet në fushë. / oversport.tv