Keqardhja e Gasperini: E patëm në dorë dhe desh humbëm ndaj Young Boys

Atalanta nuk ia doli të fitonte ndaj Young Boys dhe për t’u kualifikuar duhet ta mundë Villareal në ndeshjen e fundit. Pas ndeshjes, trajneri Gian Piero Gasperini tha për Sky Sport Italia:

“Po udhëhiqnim dy herë dhe pësuam pas një goditjeje këndi dhe nga një rivënie anësore, edhe pse e kishim mundësinë ta shënonim golin e tretë disa herë.

E humbëm shumë përqendrimin dhe intensitetin në pjesën e dytë, i dhamë mundësinë Young Boys t’i rritej besimi. Fansat i ndihmuan gjithashtu ata. Ishte një ndeshje që u duk se e kishim në dorë dhe rrezikuam të humbisnim.

Fusha ku luajtëm ishte ndryshe dhe mund t’i lodhë muskujt në një mënyrë tjetër. Mendoj se edhe Messi në përgjithësi nuk e shfaq dot teknikën dhe kualitetin e tij në një fushë artificiale. Jam pak i shkollës së vjetër, më pëlqen futbolli në bar natyral.

Do më pëlqente të kishim dy rezultate në lojë për kualifikimin, por jemi këtu ku jemi dhe duhet të fitojmë ndaj Villareal. Ky është objektivi ynë. Villareal është një ekip i mirë dhe na duhet një paraqitje fantastike për të fituar.

Jemi rikthyer dhe po shënojmë gola, por na duhet të rigjejmë përqendrimin në mbrojtje, pasi u japim kundërshtarëve mundësi shënimi më shpesh tani. Ne mund të bëjmë më tepër”, tha Gasperini mes të tjerash. / oversport.tv