Keqardhja e Milan Skriniar: Barazimi na zhgënjen, sa pranë fitores ishim!

Milan Skriniar është shfaqur i mërzitur pas barazimit të Interit në Ukrainë kundër Shakhtar Donetsk. Qendërmbrojtësi foli për Sky Sport Italia në përfundim të duelit të dytë në Champions League.

“Jemi të zhgënjyer, sepse donim të fitonim dhe iu afruam shumë. Gjithashtu duhet ta pranojmë se Shakhtar kishte shanset e veta, por me të vërtetë donim të largoheshim nga Ukraina me pikët e plota.

Jemi të kënaqur që nuk pësuam gol, por mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm. Shakhtar është një ekip i mirë, ata e mbajnë topin dhe janë pak a shumë si Sassuolo sezonin e shkuar.

Ne kemi mentalitet fituesi dhe këtë e treguam edhe sot. Mbajmë kokën lart, pasi grupi është ende i hapur”, deklaroi Skriniar, ndërkohë që Interi duhet të provojë të marrë pikët e plota në dy ndeshjet e radhës kundër Sheriff Tiraspol. / oversport.tv