Kërkesa e çuditshme, Mike Tyson ambasador i Kanabisit në Malawi

Mike Tyson është një personazh me histori nga më të ndryshmet, që shpesh kanë bërë bujë në media, disa prej tyre pozitive e disa prej tyre jo dhe aq. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks është bërë ambasador i Kanabisit nga shteti i Malawit.

Ministri i agrikulturës në këtë vend i dërgoi amerikanit Tyson një letër në të cilën i kërkonte të pranonte pozicionin e ambasadorit të Kanabisit në shtetin Afrikan.

Në këtë vend u legalizua përdorimi shëndetësor dhe industrial i kanabisit në vitin 2020, me qëllim zhvillimin ekonomik. Ky vendim erdhi edhe si pasojë e rënies së shitjes së duhanit.

Ekonomia e Malawit prej vitesh varej nga sasia e shitjes së duhanit nëpër botë dhe me rënien e kësaj industrie qeveria e këtij vendi vendosi se kultivimi i kanabisit do ishte zgjedhja e duhur për ta shpëtuar vendin nga kolapsi.

Tyson njihet gjerësisht si një përdorues i kanabisit dhe për këtë arsye ai u zgjodh nga ky shtet si promovuesi më i mirë i përdorimit të kanabisit.

“Malawi mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë i vetëm, sepse industria është komplekse dhe kërkon bashkëpunim, prandaj do doja që të emëroja ty Z. Mike Tyson si ambasadorin e kanabisit në vendin tonë”. Kjo është letra që qeveria e Malawit i dërgoi ish kampionit të botës në boks. / oversport.tv