Kërkesë e çmendur nga Argjentina, zemra e Maradonës në “Qatar 2022”

Mund të duket çmenduri, por në Argjentinë dëshirojnë ta bëjnë realitet. Zemra e Diego Aramando Maradonës mund të jetë në “Qatar 2022” së bashku me Argjentinën.

Kjo është iniciativa e një agjencie reklamash, Bombay me seli në Argjentinë e cila ka kërkuar të çojë zemrën e Maradonës në Katar për Kupën e Botës.

“Ka dalë se zemra e tij është në një Prokurori. Kjo është një ide që na ka ardhur dhe duam që të gjithë të fillojnë ta dëgjojnë dhe të shohim nëse është e mundur. Ka shumë probleme teknike, ligjore dhe emocionale rreth këtij projekti, por këtë do të kishte dashur Diego”, tha Javier Mentasti, promotori i fushatës.

Zemra e Maradonës është aktualisht në Departamentin e Anatomisë Patologjike të Policisë Shkencore të Buenos Aires. Maradona sakaq, u nda nga jeta më 25 nëntor 2020. /oversport.tv

Foto: Diego Maradona, Facebook