Kërkohet nga gjithë Europa, agjenti i Adeyemi gati të takojë pesë klube

Emri i Karim Adeyemi ka pushtuar mediat botërore pas sezonit të mirë që po zhvillon. Sulmuesi gjerman i Salzburg është kthyer në qendrën e merkatos për shumë klube europiane.

Së fundmi, për të kanë shfaqur interes edhe pesë ekipe prestigjoze nga kampionate të ndryshme. Në gjermani, Adeyemi po kërkohen nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Ndërkohë që në Itali, janë kampionët në fuqi të Interit që po kërkojnë shërbimet e talentit.

Megjithatë, pretendetë të rëndësishëm në garën për talentin e vitit 2002 janë edhe dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas “Marca”, agjenti i lojtarit ka rezervuar disa takime me klubet e interesuara për të vendosur edhe të ardhmen e talentin gjerman. /oversport.tv