Kërkohet nga gjithë Europa, De Laurentiis synon të blindojë sulmuesin

Pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën e Napolit, Osimhen kërkohet nga klubet më të rëndësishme të Europës. Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Newcastle kërkojnë të transferojnë sulmuesin në Premier League, por edhe PSG dhe Bayerni i Mynihut kanë shfaqur interes për nigerianin.

Presidenti i Napolit kërkon të heshtë zërat e merkatos, duke u munduar që të bindë “xhevahirin” e sulmit, që të qëndrojë tek skuadra kampione e Italisë. Në fakt, Aurelio De Laurentiis nuk ka ndërmend që ta shesë lojtarin, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e frikshme prej 150-160 milionë eurosh, ndoshta edhe 180 milionë.

Po a ka ndonjë klub të gatshëm që të paguajë kaq shumë për nigerianin? Që të bëjë gjumin e qetë De Laurentiis synon që ti propozojë lojtarit rinovimin e kontratës, duke rritur ndjeshëm përfitimet e tij. Që gjithsesi nuk mund të krahasohen me shumat që ofrojnë klubet e tjera, prandaj duhet bindur edhe vetë Osimhen, që të qëndrojë me kushtet e reja. / Oversport.tv