Kërkohet nga Liverpool dhe Barcelona, në garë për Amrabat futen dhe anglezët

Maroku i Kupës së Botës ishte një nga surprizat më të bukura të këtij kompetcioni. Këta të fundit, shkuan deri në gjysmëfinale në Katar, aty ku Franca i prishi ëndrrën për të prekur finalen e madhe.

Padyshim që një nga faktorët kryesorë të kombëtares së Marokut ishte dhe mesfushori Sofyan Amrabat. Për 26-vjeçarin janë interesuar në merkaton e dimrit gjigantë si Barcelona dhe Liverpool, por pa arritur dot të rrëmbejnë mesfushorin nga Fiorentina.

Sipas gazetës “Sport”, së fundmi në garë për shërbimet e Amrabat është futur dhe Manchester United. Ideja e mesfushorit të “vjollcëve” është më shumë të transferohet në një klub të madh si Barcelona.

Megjithatë, “djajtë e kuq” po insistojnë shumë për të ndryshuar mendjen e Amrabat dhe për të vazhduar bisedimet me Fiorentinën. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina, Facebook