Kërkohet një vend në Superiore, finalja Flamurtari-Korabi në Oversport dhe Tibo

Pas gjysmëfinaleve të Play Off-it të Kategorisë së Parë, ditën e sotme do të luhet finalja. Flamurtari do të përballet me Korabin e Peshkopisë në orën 17:00, sfidë të cilën keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe platformën Tibo.

Ekipi vlonjat u kualifikua në finalen e Play Off-it pasi arriti të barazonte me shifrat 1-1 ndaj Apolonisë. Ky barazim shkoi në favor të Flamurtarit, pasi skuadra e Longos u rendit më lart në klasifikimin e Kategorisë së Parë.

Nga ana tjetër, Korabi arriti të eliminonte nga gara Tomorin e Beratit me rezultatin vendimtar 1-0. Për skuadrën nga Peshkopia arriti të shënojë golin e vetëm të takimit Keko.

Triumfuesi i takimit të sotëm Flamurtari-Korabi do të përballet me skuadrën që do të zërë vendin e 8-të në “Abissnet Superiore”. /oversport.tv