Kërkohet një zëvendësues për Cuadradon, ja 4 lojtarët që synohen nga Juventusi

Një alternativë për Juan Cuadradon me objektivin për të rritur rotacionin në krahun e djathtë. Është ky objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e janarit.

Ka nisur që tashmë studimi i kandidatëve dhe në ditët e ardhshme është programuar një takim mes drejtuesve të klubit bardhezi dhe trajnerit Max Allegri për të vlerësuar disa profile lojtarësh.

Mes emrave më të lakuar në listën bardhezi janë Singo i Torinos, Maehle i Atalantës, Holm i Spezias dhe sigurisht Karsdorp, që tashmë ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me skuadrën e Romës. / Oversport.tv