Salernitana është shumë aktive në merkato, sepse kërkon që të përforcojë skuadrën, që të qëndrojë mes më të mirave të Italisë.
Emrat në listën e Walter Sabatinit janë të shumtë, por në repartin e sulmit spikat një emër i njohur i Serie A, ai i italo-brazilianit Eder, që më parë ka luajtur më Interin dhe Sampdorian.
Aktualisht sulmuesi ka një kontratë me San Paolon, por dëshira e tij është që të rikthehet sërish në kampionatin italian.
Futbollisti menaxhohet Tullio Tinti, që është agjenti i katër lojtarëve aktual të Salernitanës (Ruggeri, Zortea, Bonazzoli dhe Vergani). /Oversport.tv