Kessie, futbollisti që u akuzua për falsifikim të moshës dhe tani e do Reali

Reali i Madridit kërkon muskuj në mesfushë dhe për këtë ka vendosur nën vëzhgim Fanck Kessie. Një futbollist me mushkëri, që e kaloi fëmijërinë me shumë vështirësi pas humbjes së babait vetëm 11 vjeç. Emigroi në Itali me 5 vëllezërit e tij për të nisur një jetë më të mirë.

Tani është 24 vjeç dhe vlera e tij në treg është 55 milionë euro. Por Reali i Madridit e do falas sepse i skadon kontrata me Milanin.

Kessie ka lindur në Ouragahio, një qytezë me 36 mijë banorë, në jugun e Bregut të Fildishtë. Në të njëjtin vend ka lindur edhe Serge Aurier. Familja Kessie u trondit kur humbi babanë, i cili ishte ushtarak. Një sëmundje e rëndë i mori jetën.

Kur u grumbullua për herë të parë në kombëtaren e Bregut të Fildishtë ishte vetëm 17 vjeç. Tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, mes të tjerave Atalantës. Shefi i akademisë bergamaske, Maurizio Costanzi insistoi për ta marrë patjetër, mbi të gjitha për forcën fizike.

Gasperini e mori në ekipin e parë shumë shpejt, pastaj një huazim te Cesena. “Ky djalosh ka shumë personalitet”, tha trajneri. Gjatë rrugëtimit të tij u transferua te Milani, por tani ka arritur në një pikë që refuzon ofertën 6,5 milionë euro në vit.

Në janar do të jetë i lirë për të biseduar me skuadra të tjera. Idhulli i tij është Yaya Toure. Prej tij është inspiruar dhe e ka konsideruar model të karrierës. I akuzuar- Gjatë karrierës së tij Kessie është akuzuar se ka fshehur moshën. Diçka e tillë ndodhi në Botërorin e moshave U-17, që u organizua në vitin 2013.

I shënoi një gol Marokut dhe këta të fundit i dërguan një letër FIFA-s se Kessie ka lindur 5 vite më parë (më 1 janarin e vitit 1991) dhe jo në 19 dhjetorin e vitit 1996. Sipas tyre lojtari ishte 22 vjeç dhe jo 17.  Por FIFA e vërtetoi moshën e tij dhe Kessie mund të luante i qetë. Ai ka shkëlqyer me Milanin dhe tani ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të tjera në Europë. / oversport.tv