Kessie gjithmonë e më larg, Milani ka gjetur zëvendësuesin tek Lille

Në Milan kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e Franck Kessie. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka rinovuar ende me “Djallin” edhe pse në verën e kaluar shfaqi shenja besnikërie duke e përkufizuar si çështje kohe firmën mbi kontratë.

Maldini dhe Massara nuk duan të përballen me precedentë të ngjashëm si Donnarumma dhe Calhanoglu, ndaj janë vënë në lëvizje për të gjetur profilin e duhur që i përshtatet karakteristikave të Kessie.

Mes shumë emrave të përmendur në listën e drejtuesve kuqezi është dhe Renato Sanches, mesfushori i Lille, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2023. Sanches është i preferuari i drejtorit Maldini, ashtu sikurse i tifozëve të cilët duan ta shohin me fanellën kuqezi.

Lille dhe Milan kanë të njëjtin pronar dhe kjo mund të ndikojë në një marrëveshje mes klubeve. Transferimet e Maignan dhe Leao në San Siro e konfirmojnë një gjë të tillë.

Gazzetta dello Sport shkruan se mesfushori portugez ka vendosur të ndryshojë ambient dhe së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes mund të punojnë për të arritur një marrëveshje me Milan.

Vlera e kartonit të tij është 30 milionë euro, shumë për arkat e klubit, por nuk përjashtohet që Sanches të ulë pretendimet për rrogën dhe Lille të zbutet nga kërkesat për ta lënë futbollistin të lirë. /Oversport.tv