Kessie heziton të rinovojë, Barcelona kërkon të përfitojë

Frank Kessie mund të largohet si Donnarumma dhe Calhanoglu. Mesfushori, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm, vazhdon të mos gjejë marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Milanin.

Drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët ishin optimistë për rinovimin në fillim, po kuptojnë se mund të humbasin një tjetër element të rëndësishëm të organikës së tyre me parametër zero.

Çështja është shumë e qartë: klubet më të mëdhaja europiane kërkojnë shërbimet e Kessie, madje në shtypin spanjoll thuhet se Barcelona është shumë e interesuar për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, pa harruar PSG dhe Liverpool, që janë të gatshëm për të përfituar.

Gjithçka po ndodh, kur është refuzuar oferta e fundit e Maldinit dhe Massaras, që shkonte në kuotën e 6 milion eurove në sezon. Prandaj, që të mos mbeten duarbosh edhe këtë rradhë, drejtuesit kuqezi kërkojnë që pretendentët për Kessie të vijnë që në janar dhe të bëjnë ofertën e tyre.

Nëse nuk arrihet një zgjidhje deri në dhjetor, kjo është alternativa më e mirë për Milanin. Largimi i Kessie nuk do të ishte një katastrofë, pasi Pioli ka në dispozicion shumë elementë për ta zëvendësuar si Bennacer, Bakayoko dhee Krunic, pa harruar rritjen e Sandro Tonalit. / Oversport.tv