Kessie përshëndet Milanin: Krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme

Franck Kessie la shenjën e tij në ndeshjen e fundit me fanellën e Milanit, duke shënuar në fitoren 3-0 përballë Sassuolos, në atë sukses që solli zyrtarisht titullin në kampin kuqezi.

Tani që mbaruan festimet, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, që sezonin tjetër do të luajë për Barcelonën, ka përshëndetur tifozët e “djallit” me një mesazh në rrjetet sociale.

“Pas 5 viteve nuk mund të shpresoja të mbyllja në mënyrë më të mirë këtë eksperiencë. Një emocion unik, jemi kampionë të Italisë! Jam krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me shokë fantastikë! Faleminderit për gjithçka! Faleminderit të gjithëve! ‘Presidenti’ juaj!”, ka shkruar Kessie. / Oversport.tv