Kevin Durant shpëton sezonin, zbulohet koha e rikuperimit e ylli të Nets

Brooklyn Nets mund të marrë frymë lirisht, pasi ylli i saj, Kevin Durant, nuk e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans.

Durant luajti vetëm 12 minuta dhe pas një përplasjeje nuk mundi të vazhdontë më shumë. Nga kontrollet mjekësore është zbuluar se ai nuk ka këputje të ligamentit.

Bëhet fjalë vetëm për një zgjatje dhe pritet që ai të kthehet për katër deri në gjashtë javë, çka do të thotë se do të jetë i gatshëm në momentin finale të sezonit për Nets. / oversport.tv