Khabib Nurmagomedov: Ronaldo kishte zgjedhur me kohë Manchesterin

Khabib Nurmagomedov ka treguar se Ronaldo iI tha atij një muaj më parë se kishte ndërmend të rikthehej të luante për Mançester United, pavarësisht zërave që qarkullonin se sulmuesi portugez do të transferohej te klubi rival I qytetit.

Madje në ditët e fundit të merkatos jepej si i sigurtë transferimi i portugezit tek skuadra e Pep Guardioles dhe të gjithë mbetën të shtangur nga rikthimi i tij në “Old Traford”.

Por nuk u surprizua 32 vjeçari, që tashmë është tërhequr nga UFC, një admirues i njohur i Ronaldos dhe ka marrëdhënie të mira më të.

“Para një muaji Cristiano më tha se do të transferohej tek Manchester United. E prisja këtë që ndodhi dhe mendoj se “djajtë e kuq” janë skuadra më e përshtatshme për të, më mirë se Juventusi apo Manchester City”-ka deklaruar sportisti rus.