Katar 2022, Kili kërkon përjashtimin e Ekuadorit: Ka aktivizuar një kolumbian

Federata e futbollit e Kilit ka njoftuar se ka bërë një apelim në FIFA dhe kërkon që Kili të marrë pjesë në Kupën e Botës në vend të Ekuadorit për shkak të aktivizimit të parregullt të futbollistit Byron Castillo.

Pas një hetimi është gjetur një çertifikatë lindjeje kolumbiane e Castillo, me të njëjtët prindër, por me një ndryshim në vitin e lindjes (jo 1998, por 1995). Akuza pretendon se lojtari nuk mund të luajë me kombëtaren e Ekuadorit, prandaj të gjitha ndeshjet ku ai është aktivizuar (8) në kualifikueset e Kupës së Botës duhet të humben në tavolinë nga kombëtarja ekuadoriane.

Në këtë mënyrë Kili do të kishte 5 pikë më shumë në renditje dhe do ti merrte vendin e katërt kombëtares ekuadoriane. Kili mbylli kualifikueset në vendin e 7-të, por Castillo nuk ka luajtur në ndeshjet kundër Perusë dhe Kolumbisë, prandaj do të përfitonte nga kjo situatë. / Oversport.tv

Foto: La Tri Twitter