Transferimi i Kim Min-Jae te Bayern Munich është vetëm çështje kohe. Prej ditësh po flitet se është arritur marrëveshja mes të gjitha palëve për transferimin e mbrojtësit korean në Mynih, por mungon vetëm njoftimi zyrtar.
Megjithatë, zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt, pasi është caktuar edhe dita kur do të kryhen vizitat mjekësore. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Kim do të kryejë vizitat mjekësore ditën e mërkurë (5 korrik).
Bayerni ka vendosur që të paguajë klauzolën që Kim Min-Jae ka në kontratën e tij me Napolin. Kështu, klubi italian pritet të përfitojë nga kjo marrëveshje 50 milionë euro. /oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook