Te Napoli kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Kim, i cili pritet të largohet në këtë merkato në drejtim të Bayern Munich. Mes shumë profileve të studiuara nga drejtuesit, spikasin Giorgio Scalvini i Atalantas dhe Ko Itakura i Borussia Monchengladbach.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, objektivi numër një është padyshim talenti italian. Scalvini shihet si zëvendësuesi ideal, por problem për momentin mbetet kërkesa e Atalantës prej 40 milionë eurosh, si dhe konkurrenca e madhe.
Nga ana tjetër, sa i përket japonezit, Ko Itakura, ky i fundit është një profil më i arritshëm. Për 26-vjeçarin mjaftojnë vetëm 14 milionë euro për t’ia rrëmbyer klubit gjerman. /oversport.tv