Kimmich: Mungesa në listën e “Topit të artë”? Nuk jam lojtar individual

Lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich nuk është pjesë e 30 lojtarëve të nominuar për të fituar “Topin e artë”. Kështu, mediat vendase kane intervistuar gjermanin për të marrë opinionin e tij mbi këtë çështje.

Megjithatë, Kimmich nuk duket aspak i shqetësuar për këtë çështje. Sipas tij, rëndësi ka skuadra më shumë sesa titujt individualë. Ai tha se e priste këtë gjë dhe nuk është aspak i befasuar.

“Unë nuk jam i befasuar. Nuk jam një lojtar i mirë individualisht. Nuk e kam parë listën e të nominuarëve, për mua gjëja më e rëndësishme është që skuadra të fitojë”. /oversport.tv