Kimmich tregon se nuk është vaksinuar: Kam akoma shumë paqartësi

Pas lajmeve se ai nuk ishte vaksinuar, mesfushori i Bayernti të Munihut, Joshua Kimmich ka folur në lidhje me këtë temë në një intervistë të dhënë për “Sky Sport Deutschland”. “Ylli” i skuadrës bavareze konfirmoi se është i pavaksinuar, por këmbënguli se ai i ndjek të gjitha protokollet.

Pyetjes se përse nuk vaksinohet, Kimmich i dha një përgjigje të qartë dhe të prerë: “Sepse jam i pasigurtë, nuk ka akoma studime për efektet afatgjata të vaksinës.

Por, sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm, ndjek të gjitha masat e higjienës dhe bëj teste çdo dy-tre ditë. Secili duhet të marrë vetë vendimin e tij.

Gjithsesi unë nuk jam kundër vaksinës apo nga ata që e mohojnë Covid 19. Nuk them se nuk do të vaksinohem kurrë, ndoshta do ta bëj vaksinën në të ardhmen”, ka deklaruar mesfushori i kombëtares gjermane. / Oversport.tv