Kina heq dorë nga organizimi i Kupës së Azisë për shkak të pandemisë

Për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme”, Kina ka vendosur që të heqë dorë nga organizimi i Kupës së Azisë 2023.

Njoftimin e ka bërë publik vetë federata aziatike, duke shtuar se Pekini ka marrë këtë vendim për shkak të pandemisë Covid 19.

Kompeticioni ishte programuar që të zhvillohej nga 16 qershori deri në 16 korrik të vitit 2023 në 10 qytete të ndryshme kineze dhe në të do të merrnin pjesë 24 skuadra kombëtare. / Oversport.tv

Foto: #AsianCup2023 Twitter