Kingsley Coman objektivi, Juventusi rivalizon me dy klube angleze

Kingsley Coman dhe Bayern Munich nuk po arrijnë një marrëveshje për të rinovuar kontratën mes palëve, që përfundon më 30 qershor 2023.

Kërkesat financiare të francezit kanë qenë shumë të larta, por ende bisedimet vazhdojnë. Nga ana tjetër ka edhe klube të tjera që duan ta transferojnë.

Në verë mund t’i bëjnë ofertat e duhura bavarezëve, ose të presin të dalë lojtar i lirë pas dy vitesh.

Së fundmi raportohet se Juventusi po mendon ta rikthejë Coman në skuadër, por ka konkurrencë nga Anglia.

Tottenham dhe Liverpool janë klubet e interesuara për sulmuesin francez, i cili te Bayern kishte kaluar për 21 milion euro verën e vitit 2017. / oversport.tv