Kingsley Coman është operuar në zemër. Këtë fakt e ka bërë të ditur trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsmann, në një konferencë për shtyp, duke siguruar të gjithë për gjendjen e mirë shëndetsore të ish sulmuesit të Juventusit:
“Kingsley është operuar dje. Kishte një shqëtësim në zemër, aritmi kardiake. Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe lojtari mund të rifillojë aktivitetin shumë shpejt. Kohët e fundit merrte frymë me vështirësi dhe luante me më pak intesitet.
Bëmë një elektro-kardiogramë dhe gjetëm një problem që për fat të mirë zgjidhet në pak kohë. Të martën do të fillojë të bëjë cardio dhe pastaj do të shohim se kur do të kthehet në dispozicion të skuadrës.
Nuk do të kalojnë më shumë se dy javë, para se të fillojë të stërvitet me skuadrën. Ishte një operacion i vogël, që eliminoi aritminë kardiake dhe jam i sigurtë që do të kthehet në 100% të formës së tij”-ka përfunduar Julian Nagelsmann.