“Kishte diçka që e çmendi”, si Wanda Nara e Maxi Lopez përfunduan bashkë

Wanda Nara është në qendër të vëmendjes pas problemeve që ka pasur me partnerin e saj, Mauro Icardi.

Bukuroshja pritet të japë një intervistë të fortë këto ditë, por për momentin në Argjentinë së fundmi kanë zbuluar detaje të njohjes së saj me Maxi Lopez.

“Maxi donte ta takonte Wandën dhe i kërkoi një shoku që ta prezantonte me të. Takimi i parë u bë në varkën e një miku”, tregon Estefania Berardi, komentatore e programit televiziv “Mananisima”.

“Atë ditë ata u takuan, po kuptoheshin me njëri-tjetrin dhe nisën menjëherë muhabetin. Po atë natë ata përfunduan bashkë.

Maksi u çmend për Wandën dhe tha se kishte një gjë specifike që e kishte çmendur atë. Ai u çmend aq shumë pas saj dhe përfundoi duke u martuar me të”. / oversport.tv