Kiwior transferohet tek Arsenali, shitja më e shtrenjtë në historinë e Spezias

Spezia ka shitur tek Arsenal mbrojtësin polak Jakub Kiwior për vlerën e 25 milionë eurove, që mund të shkojë edhe në 30 milionë bashkë me bonuse. Operacioni është finalizuar me sukses në orët e fundit nga drejtori teknik i skuadrës i skuadrës ligure Eduardo Macia, që në Premier League ka punuar në të shkuarën me Liverpool dhe Leicester.

22-vjeçari, që ishte në fushë në sfidën e djeshme kundër Atalantës në Kupën e Italisë, është nisur drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën që e lidh me “topçinjtë” deri në vitin 2028, ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, pesë herë më shumë se sa përfitonte te Spezia.

Kiwior, që synohej edhe nga Juventusi, u ble në verën e vitit 2021 nga Zilina për 2.2 milionë euro. Transferimi i tij tek Arsenal është shitja më e shtrenjtë në historinë e Spezias. / Oversport.tv