Kjaer: Më shumë kohë për familjen pas dëmtimit? Tani jam edhe më i ngarkuar

I intervistuar nga simonkjaergifs.com, mbrojtësi i Milanit Simon Kjaer ka folur për kohën e lirë, tani që është dëmtuar. Ai tha se njerëzit mendonin se do të kishte më shumë kohë për familjen e tij, por në fakt është shumë i angazhuar me rikuperimin.

“Si gruaja ime dhe unë kemi dëgjuar njerëz që i thonë njëri-tjetrit se do tani që u dëmtova kemi më shumë kohë për njëri-tjetrin. Por në fakt tani jam edhe më i zënë gjatë ditës duke punuar për t’u rikuperuar me trajtime gjatë gjithë ditës.

Por në mbrëmje është ndryshe, sepse tani nuk jam më larg me ekipin në një hotel para një ndeshjeje, kështu që mund t’i çoj fëmijët e mi në shtrat çdo ditë dhe është shumë e bukur si gjë.

Sapo kalova ditëlindjen në shtëpi me familjen time për herë të parë pas 12 vitesh, pasi zakonisht jam gjithë kohës i grumbulluar me kombëtaren. Kështu që ishte diçka e bukur”. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Facebook