Klas, eksperiencë dhe forcë, Interi iu fal tre “gjyshërve”

Interi duhet të fitonte patjetër në Champions për të qëndruar ende në garë për kualifikimin në raundin e ardhshëm dhe kështu ndodhi. Tani duhet ta bëjë sërish të njëjtën gjë edhe në Tiraspol. Llogaritë e tjera janë të kota. Por pas fitores 3-1 ditën e djeshme duhen analizuar disa gjëra.

E para: Moldavët nuk janë një ekip për t’u nënvlerësuar. Janë të organizuar, nisen mirë në kundërsulm, kanë disa futbollistë të zotët në aspektin individual, nuk iu mungon entuziazmi dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

E dyta: Pozitiviteti i Simone Inzaghit. Përpara ndeshjes ai tha se kishte shumë optimizëm se ekipi i tij do të argëtohej.

Aspekti i tretë që duhet të evidentojmë është një miks mes klasit, eksperiencës dhe forcës që e çoi Interin në sukses duke superuar me sukses golin momental të barazimit.

Klasi, eksperienca dhe forca mbajnë me vete emrat e Dzekos, Vidalit dhe Perisicit. Klasi i boshnjakut u shfaq në tre momente vendimtare të ndeshjes, një gol i shkëlqyer, një rikuperim si mbrojtës dhe asisti për Vidali.

Këtu futet eksperienca e kilianit, i cili nuk e ka më forcën e dikurshme, por është një lojtar inteligjent që di të godasë kur dhe ku duhet. Forca nuk i mungon Perisicit. Kur kroati është në formë askush nuk e ndal dot. Ndaj Sheriffit e tregoi diçka të tillë. Tre futbollistë që i kanë kaluar të 30-tat dhe morën përdore skuadrën e tyre.

Por ka edhe aspekte të tjera ku duhet përmirësim. Handanovic mund të reagonte më mirë dhe të ishte i vendosur ashtu siç duhet në rastin e golit të barazimit. Dumfries ende nuk është përshtatur ashtu siç duhet. Por për t’i zgjidhur problemet ka kohë. Tani është radha e Juventusit. /Oversport.tv