Klaus Gjasula i bën të gjitha, gol e autogol me Darmstadt në Bundesliga 2

Klaus Gjasula është bërë engjëll dhe djall në ndeshjen e Darmstadt kundër Karlsruher, pasi ka shënuar në të dyja portat.

Mesfushori i kombëtares shqiptare i ka dhënë epërsinë skuadrës mike në minutën e 22-të dhe Darmstadt nuk shënoi do në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nisi më mirë dhe ishte Gjasula, ai i cili pas një goditjeje këndi goditi saktë me kokë dhe realizoi golin e parë në Bundesliga 2 me fanellën e Darmstadt. / oversport.tv