Klaus Gjasula “i ngrirë”: Nuk e besoj dot që do mungoj prej COVID-19

Klaus Gjasula nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja në ndeshjen e sotme kundër Polonisë, që nis prej orës 20:45.

Mesfushori ka dalë pozitiv me COVID-19, sikurse i ndodhi edhe sulmuesit Sokol Cikalleshi ditën e djeshme. Më parë të njëjtin fat e pati edhe Erion Hoxhallari.

Gjasula nuk e beson atë që i ka ndodhur, në prag të ndeshjes më të rëndësishme për të me fanellën e Shqipërisë.

“Jemi të gjithë me ju! Nuk e besoj dot akoma që sot nuk jam prej covid me çunat në fushë”, shkruan në rrjetet sociale.

Për shkak dëmtimesh Shqipërisë i mungojnë në këtë ndeshje edhe Balaj e Gjimshiti, kurse Endri Ccekicci është i pezulluar me kartonë të verdhë. / oversport.tv