Klauzola e veçantë, në Premier League mendojnë për Sarrin

Arsenali është i interesuar për Maurizio Sarrin. Trajneri italian ka një klauzolë në kontratë, që e lejon të largohet jashtë Italisë.

“Topçinjtë” kanë bërë sondazhe për këtë, sikurse shkruan “Il Messaggero”. Nga ana tjetër Lazio po tenton të rinovojë me Sarrin.

Ai ka kërkuar garanci nga drejtuesit për merkaton, pasi në janar klubi nuk bëri lëvizjet që ai do të donte.

Të mërkurën Sarri pati një takim me Taren e Lotiton dhe palët kanë folur kryesisht për merkaton dhe projektin, pasi tekniku vetëm nga ajo bindet për të nënshkruar kontratën e re. / oversport.tv