Klopp i prish debutimin Ranierit, Broja i jep tre pikët Southamptonit  

Armando Broja i ka dhënë fitoren ekipit të tij Southampton kundër Leeds me rezultatin 1-0. Shqiptari ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer ku pati disa mundësi goli. Megjithatë, ai shënoi vetëm falë një kundërsulmi golin e parë dhe të vetëm të takimit. Kështu, shqiptari shënon edhe golin e tij të parë në Premier League, në një ndeshje që mund të flitej vetëm me nota pozitive për të.

Fitore ka arritur edhe Liverpool kundër Watford me goleadë 5-0. Ekipi i Klopp e ktheu në një dramë debutimin e Claudio Ranierit në stolin e Watford. Golat e Mane, Salah dhe tripleta e Roberto Firminho e shndërruan takimin në një festival golash.

Manchester City ka bërë detyrën përballë Burnley duke e mundur me rezultatin 2-0. Golat e Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne mjaftuan për qytetarët që të merrnin tre pikët. Me një lojë totalisht të dominuar, Guardiola merr kështu një fitore pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool.

Zhgënjimi këtë javë ka ardhur nga ana tjetër e Manchesterit. Leicester ka mundur në shtëpinë e vet 4-2 djajtë e kuq duke shtuar edhe më shumë kritikat ndaj trajnerit Solskjaer. Tielemans, Soyuncu, Vardy dhe Daka bënë që golat e Greenwood dhe Rashford të mos vlenin asnjë pikë për United.

Sakaq, Wolves ka arritur një fitore të çmendur kundër Aston Villa me rezultatin 3-2. Ujqërit e panë veten në disavantazh të dy golave, por vetëm 10 minuta nga fundi ata arritën të përmbysnin gjithçka duke u kthyer në shtëpi me pikë të plota.

Ndërkohë, e vetmja ndeshje e mbyllur në barazim ishte Norwich-Brighton me të dyja ekipet që edhe pse luftuan ndeshjen deri në fund nuk mundën dot të futnin topin brenda kuadratit. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE- JAVA 8
WATFORD-LIVERPOOL 0-5
Shënues:
Mane 8’, Salah 54’, Firmino 37’, 52’, 90+1’

LEICESTER-MANCHESTER UNITED 4-2
Shënues:
Tielemans 31’, Soyuncu 78’ Vardy 83’ Daka 90+1/ Greenwood 19’, Rashford 82’

MANCHESTER CITY-BURNLEY 2-0
Shënues:
Silva 12’/ De Bruyne 70’

SOUTHAMPTON-LEEDS 1-0
Shënues:
Broja 53’

ASTON VILLA-WOLVES 2-3
Shënues:
Ings 38’ McGinn 68’/ Saiss 80’, Coady 85’, Neves 90+5

NORWICH-BRIGHTON 0-0