Klopp: Jetojmë për ndeshje të tilla, për Simeonen kam respekt të madh

“Jemi shumë të lumtur që jemi në Champions League, ne jetojmë për mbrëmje si këto. Duam të shijojmë ndeshjen kundër Atleticos përball fansave tanë”. Kështu e ka nisur fjalën e tij, Jurgen Klopp në prag të sfidës kundër Atletico Madrid. Trajneri gjerman komentoi gjithashtu rezultatet e fundit në kampionat dhe tregoi se ka shumë respekt për trajnerin Simeone, pavarëisht problemit të ndodhur në fundin e takimit të parë.

REZULTATET E FUNDIT-“5-0 kundër United nuk do të thotë se jemi perfekt dhe 2-2 kundër Brighton nuk do të thotë se kemi probleme të mëdha. Brighton e meritoi pikën, por në përgjithësi ne duhet të mbrohemi më mirë. Ne punojmë për të rregulluar mbrojtjen dhe do të bëjmë më mirë duke filluar nga nesër mbrëma, sepse Atletico Madrid është me të vërtetë një klub i madh”.

SIMEONE- “Unë e respektoj shumë atë. Ne nuk e njohim njëri-tjetrin, por e respektoj atë që ai ka bërë tek Atletico, një punë e jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit. Shtrëngimi i duarve? Sikur ta dija që ai nuk do të shtrëngonte duart pas ndeshjes”.

SFIDA E MARSIT 2020-“Kanë kaluar 18 muaj, bota tani është kthyer plotësisht përmbys. Ne nuk mund ta imagjinonim atë. Të gjithë kishim ndjenjën se diçka po ndodhte, por jo deri në atë pikë”. /oversport.tv