Klopp: Liverpool i detyruar të fitojë gjithmonë, Porto e “inatosur”

Liverpool përballet nesër me Porton dhe trajneri Jurgen Klopp theksoi në konferencën e zakonshme për shtyp se skuadra e tij do kërkojë të fitojë. Gjermani e shikon si detyrim diçka të tillë dhe pret sjelljen e duhur të lojtarëve të tij në fushën e blertë.

“Pavarësisht formacionit me të cilin do të luajmë, synimi ynë do të jetë ta fitojmë ndeshjen e nesërme, tjetrën pas kësaj dhe tjetrën e tjetrën. Për këtë jemi te Liverpool. E dimë që kundërshtari do të jetë i motivuar në maksimum për dy arsye kryesore.

Njëra është që ne i mundëm në shtëpinë e tyre dhe me siguri kjo nuk u ka pëlqyer. Nga ana tjetër, nëse fitojnë ndeshjen nesër atëherë kanë një finale me Atleticon për t’u kualifikuar. Ata e duan këtë, kjo është e qartë dhe për ne do të jetë e vështirë.

Shpresoj që të gjithë të jenë në gjendjen më të mira, pasi duam ta fitojmë ndeshjen. Kjo është Champions League dhe kurrë nuk mund të merren gjërat si të mirëqena. Shpresoj që askush të mos e bëjë këtë. Duhet të jemi gati si një grup i tërë, të gjithë duhet të luftojmë dhe të bëjmë paraqitjen e duhur. Jam shumë optimist se mund ta bëjmë këtë”. / oversport.tv